75 Mall Live Search
16:00 / E Premte, 12 Qershor 2020 / indeksADMonline

Shkon në mal, por dy persona e rrahin dajak në Istog

Dy persona kishin shkuar për të vjedhur dru në Istog, përkatësisht në fshatin Oprashkë, ndërsa në tentim për t’i ndaluar një person ka pësuar lëndime trupore.

E shpejtë në reagim ishte Policia e Kosovës, e cila ka arrestuar menjëherë dy të dyshimit, dy egjiptian.

Njoftimi i policisë:

Sot me datë 12.06.2020 rreth orës 11:00, Policia e Kosovës, Stacioni Policor ne Istog, është informuar nga viktima, se ne fshatin Oprashkë- Istog, është sulmuar nga dy persona te dyshuar, te cilët kishin shkuar ne pyllin e viktimës për te vjedhur dru.

Sipas viktimës, ai ishte munduar qe t’i ndal te dyshuarit, mirëpo te njëjtit e kishin sulmuar dhe goditur duke shkaktuar lëndime trupore.

Njësitet relevante pranë stacionit policor ne Istog, menjëherë iu kane përgjigjur vendit te ngjarjes, pas një pune intensive, kanë arritur te identifikojnë dhe arrestojnë te dyshuarit e këtij rasti:

Rr.G.                      i lindur me 1998          m/k/egjiptian

Rr.G             i lindur me 2001         m/k/egjiptian.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin Rajonal ne Pejë, dhe i njëjti pas tretmanit është liruar për ne shtëpi.

Pas intervistimit me urdhër te prokurorit te shtetit te dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48orësh.