Ardian Bujupi në lidhje dashurie, vajza që ia morri zemrën nuk qenka shqiptare

Ardian Bujupi është prej artistëve më të njohur shqiptar, por që jeton dhe vepron në Gjermani.
Artisti sjell këngë në gjuhën shqipe por edhe atë gjermane dhe ka fansa të shumtë në të dyja vendet, por lajmi i fundit nuk do tu pëlqej adhuruesve të tij femra, shkruan Indeksonline.

Duket se këngëtari nga Kosova nuk është më beqar, të paktën kështu ka lënë të kuptohet përmes postimeve në rrjetet sociale.
Vajza që ka rrëmbyer zemrën e këngëtarit është Sabrine Khan, ajo është me origjinë indiane, por jeton në Gjermani.

Bukuroshja zeshkane është e njohur si valltare dhe numëron gati gjysmë milioni ndjekës në Instagram.
Kujtojmë që Sabrine ishte poashtu protagonist në videoklipin e ri të Ardianit “Modela”.

Nëse hedhim një sy në Instagramet e të dyve, aty kanë postime të shumta të përbashkëta dhe nuk i kursejnë as dedikimet për njëri-tjetrin./Indeksonline/