75 Mall Live Search
17:18 / E Premte, 12 Qershor 2020 / indeksADMonline

Nxënësit nga Vushtrria nga e hëna i rikthehen mësimit online

Nxënësit e klasave të nënta dhe maturantët nga Vushtrria nga e hëna do të vazhdojnë mësimin online.

Këtë e bëri me dije Komuna e Vushtrrisë, përmes një njoftimi në Facebook, shkruan Indeksonline.

Të dashur nxënës,

Për shkak të situatës epidemiologjike në qytetin tonë, Shtabi Emergjent Komunal, pas konsultimeve edhe me MSH dhe IKSHPK, në mbledhjen e mbajtur sot, ka vendosur që mësimi plotësues për nxënësit e klasëve të X-ta dhe për maturantë nga e hëna të vazhdojë online.

Për të gjitha njoftimet, instruksionet dhe oraret, Shkollat janë njoftuar nga DKA.

Me respekt,

Shtabi Emergjent Komunal