Vitia: Do ecim para solidar, e më të vetëvendosur se kurrë!

Në 15-vjetorin e themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje, mbajti fjalim edhe ish-ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ku tha se i don shërbyesit e vendit, ata që nuk përzgjedhin por përfshihen, dhe se do ecin para solidar, e më të vetëvendosur se kurrë
Ai tha se në këta muaj u pamë, e u dëgjuam shumë shpesh, por nga distanca, ndërsa sot jemi këtu afër njëri-tjetrit e me sytë tek njëri-tjetri.
Vitia tha se na presin edhe sfida të tjera, por së bashku do i kalojmë me vizion e pa u ndalur.
“Gjatë këtyre muajve kemi parë se sa i rëndësishëm është vullneti i mirë nga njerëzit e mirë”, u shpreh Vitia.
Ish-ministri tha se betejën me pandeminë do ta kishim të pamundur pa mjekët, infermierët, studentët e psikologët, të cilët rrezikuan veten e familjet e tyre për ta na shërbyer neve.
Tutje, ai tha se i don të vendosurit, të cilët vullnetshëm e bëjnë hapin e parë duke ia shtrirë dorën njëri-tjetrit.
“I duam shërbyesit e vendit, ata që nuk përzgjedhin por përfshihen.
Vullneti i kapërcen të gjitha sfidat.
Qofshin ata vullnetarët, ngritja e vendit tonë, e vetes tonë, aty ku nuk i rrëzon më askush.
Te ecim para solidar, e me të vetëvendosur se kurrë”, u shpreh Vitia./Indeksonline/