Ballkani nuk po këndellët, ndalet sërish nga Flamurtari

Janë mbyllur dy ndeshjet e para të javës së 24-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Ballkani nuk ka arritur të shënoj fitore as në ndeshjen e tretë të zhvilluar pas rikthimit të futbollit kosovar.
Skuadra e Ismet Munishit kësaj radhe u ndal nga Flamurtari, duke mos arritur më shumë se një barazim pa gola 0:0.
Me këtë barazim Ballkani mbetet në pozitën e dytë, ndërsa skuadrat tjera në garë për titull do ti luajnë ndeshjet e kësaj jave gjatë vikendit.