75 Mall Live Search
18:52 / E Premte, 12 Qershor 2020 / indeksADMonline

Kurti komenton videon e Indeksonline: Truprojat e Thaçit s’iu vërsulën rastësisht studentit!

Ish-kryeministri dhe lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti në tubimin e sotëm ka folur edhe për rastin e sulmit të truprojave të presidentit, Hashim Thaçi, ndaj një aktivisti të LVV-së, që brohoriti “hajn”, derisa ai flistë në një konferencë.

“Javën e kaluar presidenti ka ngritur një dilemë, nëse është ai apo nuk është ai. Një qytetar, brohoriti “hajn”. Truprojat privat të presidentit e dinin se e ka fjalën për presidentin, prandaj ju vërsulën atij. Ne nuk kemi ende prokurori të guximshme dhe gjyqësor të paanshëm. Thaçi mbase ai u frikësua se gjyqi do t’i bëhet në shesh”, ka deklaruar ai, duke komentuar videon ekskluzive të publikuar nga “Indeksonline”

Më tej, Kurti u shpreh i ‘gëzuar’ me prishjen e qeverisë së tij, duke përmendur largimin e LDK-së dhe bashkimin e kësaj të fundit me AAK-në dhe Nisma-n.

Sipas tij, Lidhja Demokratike e Kosovës i braktisi qytetarët që i premtoj për një qeveri të ndryshimit.

“Tani janë të gjithë së bashku në qeveri koti që kumbarë e ka Thaçin. Mirë që janë bashkë sepse këta bashkë kanë qenë qe 20 vjet në vjedhje e korrupsion. Në mesin e kësaj pandemie që po rrezikon shëndetin tonë dhe i vendosim maskat për të mbrojtur shëndetin e secilit, por maskat e një kaste politikanësh ra. Kapsit e shtetit dhe të korruptuarit në një anë dhe populli në anën tjetër”, ka deklaruar ai. /Indeksonline/