75 Mall Live Search
19:07 / E Premte, 12 Qershor 2020 / indeksADMonline

Rikthehet futbolli në Turqi, Vedat Muriqi e nis nga bankina

Sot do të luhen edhe ndeshjet e para në Superligën e Turqisë, pas një pezullimi më shumë se dy muaj për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Fenerbache do të luaj ndeshjen e javës së 27-të, kundër Kayserispor me fillim nga ora 20:00.

Tashmë trajneri i skuadrës së Fenerit ka publikuar edhe formacionin zyrtar për këtë ndeshje, ndërsa vërehet mos inkuadrimi nga minuta e parë e sulmuesit kosovar, Vedat Muriqi.

Image may contain: text

Mediat turke kanë raportuar se Muriqi ende nuk është rikuperuar plotësisht dhe do të jetë i gatshëm në ndeshjen e ardhshme.