Ndihmës-trajneri i Munishit, merret me referin: 4 minuta deri sa shënoi një karton të verdhë

Ballkani ka dështuar të fiton edhe në ndeshjen e dytë në kampionat.
Kësaj radhe, futbollistët e Ballkanit barazuan 0:0 në udhëtim te Flamurtari në kryeqyte.
Flamurtari në këtë takim ishte mjaft më fat, pasi futbollistët e Ballkanit goditën në dy raste shtyllën.
Pas ndeshjes, ndihmës-trajneri i Ballkanit, Agim Maliqi kishte kritika në referim.
“Nuk e di se çfare formule të them se përse nuk erdhi goli, patëm raste të qind për qinda, fati, pasi topi nuk po do të hy në gol”, tha fillimisht Maliqi për SSK.
“Për vendime të referve nuk jam i kënaqur, bëri 4 minuta deri sa të shënon një karton të verdhë, pastaj dy raste për pozitë jashtë loje që nuk ishin fare na u ndal loja, nuk dua të komentoi referimin, por po na nxisinë”.
“Munishi nuk ka qenë sot në bank pasi nuk ka ditur se sa karton të verdhë ka, pasi nga FFK nuk ka dhënë info zyrtare dhe nuk donim të rrezikonim diçka të humbasim ndeshjen 3-0, kjo ishte”, përfundoj Maliqi.