E konfirmon skuadra e Bayernit, Thiago do të operohet

Skuadra gjermane Bayern, sot e ka konfirmuar lajmin për lëndimin e mesfushorit, Thiago Alcantara.
Përmes një postimi zyrtar në faqen e tyre në “Twitter”, bavarezët njoftojnë se Thiago do të operohet këto ditë shkaku i një lëndimi në ije.
Kështu, pas gjysmëfinales së kupës në DFB kundër Frankfurtit, mesfushori do t’i nënshtrohet operimit, gjë që do ta detyrojë atë të qëndrojë jashtë fushe për të paktën tre javë.
Pra, Thiago nuk do ta të jetë i gatshëm t’i ndihmojë skuadrës në takimin e radhës kundër Munchengladbach. /IndeksOnline/