Lisbona opsioni i dytë për t’u luajtur finalja e Ligës së Kampionëve

Me rikthimin e Ligës së Kampionëve në qershor të këtij viti kanë ndodhur disa ndryshime sa i përket vendit se ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve.
Shkaku i coronavirusit që ka “pushtuar” botën e në veçanti futbollin, ka detyruar zyrtarët e UEFA-së që të mendojnë edhe një vend tjetër si opsion të dytë ku mund të luhet finalja e CHL.
Siç raporton edhe mediumi anglez, “Sky Sports” finalje e kompeticionit më të madh evropian mund të luhet në Lisbonë, kjo pasi në këtë qytet janë dy stadiume të favorshme.
Me stadiumet “Estadio da Luz” dhe “Estadio Jose Alvalade”, Lisbona cilësohet si vendi më i përshtatshëm për zhvillimin e një finale me rëndësi të madhe.
Nuk dihet ende sigurt nëse UEFA vërtetë do ta ndryshojë lokacionin e finales që është përcaktuar në Stamboll të Turqisë, apo do ta zhvendosë atë në Lisbonë të Portugalisë, si vendi më pak i prekur nga coronavirusi.
Edhe pse mediumi anglez ka kontaktuar me UEFA-n rreth kësaj çështje, kjo e fundit ka refuzuar të përgjigjet.