“Xheku” pas 58 rasteve me Covid-19: Kujdes kështu do ta shohim izolimin disa mujor

Sot janë konfirmuar edhe 58 raste të reja më Covid-19 në Kosovës.
Edhe pse po vazhdon normalizimi i situatës dhe në secilin vend sheh numër të madh të njerëzve, si në rrugë, kafiteri apo vende tjera, për disa të tjerë kjo mbetet një situatë alarmante, transmeton Indeksonline.
E njëri nga ta është edhe aktori i njohur kosovar, Naser Rafuna i cili përmes një statusi ka shfaqur shqetësimin e tij.
“Kur u shfaq Covid-19, kishte frike-kujdes me te madh, menagjohej perfekt dhe dihej kontaktet nga…sot as nuk dihet as nga kush vjen e as kontaktet nga…prandaj duhet me pase kujdesin vet”, shkruan aktori.
Tutje ai bëri thirrje që të kenë kujdes, sepse në këtë mënyrë do ta shohim shpejt izolimin disa mujor.
Më poshtë postimi i tij pa ndërhyrje:
58 raste sot në Kosovë me Covid -19. E mbaj në mend disa, para 3 muajsh kur dilnin nga 4 apo 5 raste, se çfarë thirrjesh bënin, çfarë promocioni per mase mbrojtëse dhe kujdes te shtuar…deri 10
statuse e thirrje brenda një dite…sot ne ketë numër rekordi, asnjë prej tyre as një reagim. Neper rruge,pune,parlament,
,kafe…shumica pa masat mbrojtëse, tuba tuba e tufa tufaaaaa….shumë keq. Kur u shfaq Covid-19, kishte frike-kujdes me te madh, menagjohej perfekt dhe dihej kontaktet nga…sot as nuk dihet as nga kush vjen e as kontaktet nga…prandaj duhet me pase kujdesin vet.
Popull kujdes ngase keshtu, do ta shohim shpejt izolimin disa mujor.
Zot ruana dhe se paku, nese nuk keni problem shëndetin tuaj, na kurseni neve qe duam te ruajmë shëndetin tone nga ky virus sprovues. Ju faleminderit.