Reshitaj e shqetësuar për rritjen e numrit të të infektuarve: Virusi është prezent dhe shumë aktiv

Kryetarja e komisionit për Shëndetësi, Albena Reshitaj është shqetësuar për numrin e të infektuarve në vend, ku vetëm sot rezultuan 58 pozitivë për Covid-19.
Reshitaj thotë që kjo gjendje është alarm që virusi është prezent dhe shumë aktiv prandaj dua të bejë thirrje për vigjilencë institucionale, diciplinë qytetare dhe shtim të kujdesit në respektim të rekomandimeve të IKSHPK-së.
“Mos respektimi i rekomandimeve të IKSHPK-së do të kthej masat e kufizimit, prandaj të gjithë kemi obligim që të kontribuojmë në ruajtjen e shëndetit publik”, ka shkruar Reshitaj në Facebook./Indeksonline/