Ramush Haradinaj uron Ditën e Çlirimit të Suharekës

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka uruar Ditën e Çlirimit të Suharekës.
“U bënë njëzetenjë vite prej kur ata që mbajtën nën robëri këtë popull me dekada u larguan nga Suhareka”, ka shkruar ai, raporton Indeksonline.
Haradinaj tha se dashuria e madhe për liri e dëshmorëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, ngadhnjeu kundrejt atyre që donin të zhduknin popullin shqiptar.
Postimi i plotë:
U bënë njëzetenjë vite prej kur ata që mbajtën nën robëri këtë popull me dekada u larguan nga Suhareka.
Dashuria e madhe për liri e dëshmorëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, ngadhnjeu kundrejt atyre që donin të zhduknin popullin shqiptar.
Gjithmonë falënderues ndaj ndihmës së aleatëve ndërkombëtarë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjithmonë në kujtim të të rënëve. Gjithmonë në kërkim të drejtësisë për viktimat e pafajshme.
Urime Dita e Çlirimit, Suharekë!