Edona dhe Miloti konfirmojnë pjesëmarrjen në protestën e artistëve dhe pronarëve të restoranteve

Ende është pikëpyetje organizimi i dasmave dhe ahengjeve familjare, pas situatës së pandemisë Covid-19.
Kohë më parë Ministria e Shëndetësisë mori vendimi që ahengjet e tilla të anulohet për shkak të rrezikshmërisë së shpërthimit të pandemisë, por artistët dhe pronarët e restoranteve janë ndarë të pakënaqur nga kjo.

Të njëjti kanë paralajmëruar një protestë para Ministrisë së Shëndetësisë të hënë në ora 11:00.
Ishte Labinot Tahiri që bëri thirrje që estrada dhe pronarët e restoranteve t’i bashkohen në protestë, dhe tashmë disa nga ta kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Janë Edona Llalloshi dhe Miloti që përmes postimeve në Instagram kanë treguar se ata do të jenë në protestë, dhe kanë ftuar edhe të tjetër të bëjnë të njëjtën gjë.
Ndërsa, dje këngëtari Afrim Muqiqi poashtu bëri thirrje që t’i bashkohen protestës për lejimin e mbajtjes së dasmave dhe ahengjeve tjera familjare./Indeksonline/