Tjetër gabim në ndeshjen Llapi-Drenica, kësaj radhe anulohet goli i rregullt i ekipit nga Skenderaj

Referët në ndeshjen Llapi-Drenica kanë bërë një tjetër gabim në ndeshje.
Ata kanë anuluar një gol të rregullt të Drenicës, me arsyetimin për pozitë jashtë loje, transmeton Indeksonline.
Por, në pamjet e kamerës shihet që futbollisti i Drenicës nuk ishte në pozitë jashtë loje.
Në pjesën e parë, referi Besfort Kosumi referoi një gol të paqenë për Drenicën edhe pse topi nuk e kishte kaluar vijën./Indeksonline/