75 Mall Live Search
19:06 / E Shtunë, 13 Qershor 2020 / indeksADMonline

Të shtëna me armë zjarri në qendër të Podujevës

Në qendër të Podujevës janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri rreth orës 17:00 të shtunën.

IndeksOnline mëson nga burimet se krismat e armës u dëgjuan mbrapa ndërtesave të malësisë.

Po ashtu, mësohet se Policia e Kosovës tanimë gjendet në vendin e ngjarjes.

Ndërsa, ende nuk ka të arrestuar e fatmirësisht as të lënduar./IndeksOnline/