Aksident trafiku në Mitrovicë, 4 persona të lënduar

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 17:30, në rrugën e “Adriatikut” në Mitrovicë.
Këtë lajm e ka bërë të ditur për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti
“Në aksident ishin te përfshira dy vetura civile, ku si pasoje e lëndimeve të pësuara katër persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.
/Fotografi ilustruese/