75 Mall Live Search
21:52 / E Shtunë, 13 Qershor 2020 / indeksADMonline

2 milionë Euro në kamion, shoferi: Nuk kam dijeni për paratë, po bëja transportin

Drejtuesi i kamionit Andon Thanasi, 54 vjeç, ku u gjetën rreth 2 milionë euro të padeklaruara është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me paratë.

54-vjeçari gjatë deklarimit ka thënë se “nuk ka dijeni për paratë” dhe se “ai ka transportuar vetëm tekstile në kamion e nuk di gjë tjetër”.


Eurot u gjetën në një kamion që ka ardhur me traget nga Bari.

Kamioni brenda të cilit ndodheshin lekët, i përkiste kompanisë JA-ADA.shpk.

Paratë u gjetën të fshehura mes kokës së kamionit që transportonte lëndë të parë fasoneri për prodhimin e këpucëve edhe rimorkios..

Kamioni me targë TR 2046 U i përket një firme fasonesh qe sjell ne vend materiale për këpucë femrash. Ka qenë një kontroll rutinë që ka zbuluar paratë e padeklaruara në mjetin që kishte ardhur nga Italia me tragetin e linjës së Barit.

Sasia e valutës së huaj është futur në vend pa u deklaruar në doganë nga shoferi i kamionit, banues në Tiranë i cili është ndaluar për mosdeklarim të vlerave monetare në pikën e kalimit kufitar.