75 Mall Live Search
09:41 / E Diele, 14 Qershor 2020 / indeksADMonline

E diela e qetë, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

Tani kur ka filluar sezona e verës, po shkaktohen kolona të shumta nëpër pikat kufitare të Kosovës.

Pritjet po janë të gjata, e kjo gjë për qytetarët e mërgimtarët tanë po është tejet e lodhshme.

Por sot në krahasim me ditët tjera, gjendja është më e mirë.

Indeksonline ka kontaktuar me Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ku tregojnë që gjendja nëpër pikat kufitare është e qetë.

Hyrjet në pikat kufitare për t’u futur në Kosovë janë normale, me pritje nga 3 deri në 5 minuta.

Edhe në dalje s’ka pritje, përveç pikës kufitare në Merdare në të cilën ka më shumë kolona, e pritjet janë deri në 1 orë./Indeksonline/

102 mjekë nga Serbia duan të futen në Kosovë, Policia bënë ...
E diela e qetë në Merdare, pothuajse asnjë veturë në pritje ...