Vdes shkrimtari i njohur shqiptar, Moikom Zeqo

Shkrimtari, gazetari, mësuesi e pjesëtari i Akademisë së Shkencave në Tiranë, Moikom Zeqo ka ndërruar jetë sot.
Lajmi për vdekjen e tij ka bërë që shumë emra të njohur të reagojnë, duke shprehur pikëllimin e tyre, shkruan Indeksonline.
Edhe presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e Zeqos.
“Thellësisht i tronditur për ndarjen nga jeta të Moikom Zeqos, mendimtarit të vyer, eruditit, zërit të fuqishëm, penës së fortë dhe poliedrike, intelektualit të angazhuar e të përkushtuar ndaj së mirës publike e interesit kombëtar, dhe njërit ndër shkrimtarët më prodhimtarë të letërsisë sonë”, ka shkruar ndër të tjera Ilir Meta, dedikuar shkrimtarit e intelektualit Mikom Zeqo. /Indeksonline/
