75 Mall Live Search
10:21 / E Hënë, 15 Qershor 2020 / C E

Trajneri i Kombëtares ligjëron para trajnerëve vendës

Përzgjedhësi i Kosovës, Christos Marmarinos, të dielën mbrëma ka ligjëruar para trajnerëve të Kosovës, nëpërmjet platformave online.

Tema e ligjërimit ka qenë Sulmi transicional dhe sulmi i hershëm. Ai ka ligjëruar për rreth 50 minuta, derisa në këtë ligjërim kanë marrë pjesë më shumë se 25 trajnerë vendës të Kosovës.

Ligjërimi ka qenë shumë i mirëseardhur për trajnerët vendës, të cilët kanë fituar përvojë nga përzgjedhësi i Kosovës, i cili më herët kishte ligjëruar edhe para gjyqtarëve të Kosovës, për raportin gjyqtar-trajner.

Për të gjithë trajnerët të cilët nuk kanë mundur të jenë pjesë e këtij ligjërimi, atyre do t’u dërgohet me email, videoja e ligjëratës nga Shoqata e Trajnerëve të Kosovës.

Marmainosi në shkurt është emëruar përzgjedhës i Kosovës dhe në dy ndeshje ka dy fitore, kundër Islandës dhe Luksemburgut.