Thaçi nuk paralajmëron takim me Lajçakun: Kosovarët kanë nevojë për liberalizim vizash, e jo fjalime të kota!

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha se nuk është i njoftuar lidhur me agjendën e Përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë, Mirosllav Lajçak.
Lajçaku pritet të vijë nesër, por Thaçi ndryshe nga Hoti nuk paralajmëroi takim me të.
Madje ai tha se nëse Lajçaku vjen me qasjen se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përmbyllet me njohje recirpoke, është i mirëseardhur, transmeton Indeksonline.
Madje, Thaçi shtoi se Lajçaku duhet të kuptojë se qytetarët e Kosovës kanë nevojë për liberalizim të vizave.
“Unë s’jam informuar për agjendën dhe përmbajtën e vizitës së Lajçakur në Kosovë. S’është koha të hapen çështjet teknike apo pretendimet për normalizim .Lajcak duhet të kuptojë se Kosova është e pavarur dhe sovrane nëse vie me këtë qasje se duhet të përmbyllet me njohje reciproke është i mirëseardhur, çdo qasje tjetër është qasje e dështimit të plotë në Kosovë dhe vetë BE-së. Lajcak duhet të kuptojë se qytetarët e Kosovës kanë nevojë për liberalizimin e vizave dhe jo për fjalime të thata, të kota dhe të shterura. Ardhja e Lajçakut dhe hapat konkretë të Grenellit, do të jenë të rëndësishëm në përcaktimin e agjendës edhe të Kosovës edhe të Serbisë, por edhe të angazhimeve ndërkombëtare për vendin”, përfundoi Thaçi./Indeksonline/