Koronavirusi në Itali, shënohet bilanci më pozitiv që prej fillimit të pandemisë

Italia ka shënuar bilancin më pozitiv të situatës me koronavirus sa i përket numrit të vdekjeve.
Kështu, në 24 orët e fundit janë raportuar 26 humbje jetë njerëzish, numri më i ulët që prej 2 marsit.
Sa i përket rasteve të reja, janë konfirmuar me koronavirus 303 persona.
Aktualisht, raste aktive me koronavirus janë 25 mijë e 909 persona.
Italia është vendi më i prekur në Europë prej Covid-19, me mijëra humbje jetë njerëzish.