75 Mall Live Search
18:54 / E Hënë, 15 Qershor 2020 / indeksADMonline

Thaçi mirëpret rifillimin e dialogut me Serbinë, i gatshëm për normalizim të marrëdhënieve

I Dërguari i Posaçem i Presidentit Trump, Ambasadori Richard Grenell, përmes një postimi të bërë në Twitter ka konfirmuar se më 27 Qershor nis dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka shkruar se ka marrë angazhim nga të dyja shtetet për ta filluar dialogun dhe për t’u ndalë fushata e mosnjohjes, transmeton Indeksonline.

Derisa, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka reaguar Grenell-it në këtë postim, në të cilin thotë se mirëpret rifillimin e dialogut për normalizim të marrëdhënieve nën udhëheqjen e presidentit Trump dhe të dërguarit të tij.

“Udhëheqja dhe mbështetja amerikane kanë qenë gjithmonë vendimtare për të ardhmen e prosperuar të Kosovës. Prandaj, unë mirëpres ftesën për të rifilluar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve nën udhëheqjen e Presidentit Trump dhe ambasadorit Grenell”, shkruan Thaçi./Indeksonline