75 Mall Live Search
09:26 / E Martë, 16 Qershor 2020 / indeksADMonline

KQZ-ja mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban sot mbledhje, e cila do të nisë në orën 14:00.

Sipas një e-maili zyrtar nga ky institucion, mbledhja do të ketë këtë rend dite:

1.      Hyrje – znj. Valdete Daka, kryesuese e mbledhjes së KQZ-së;

2.      Raport i këshillave të KQZ-së:

·         Këshilli për personelin:

Shqyrtimi dhe miratimi i planit të rekrutimit për vitin 2020.  

·         Këshilli për operacione zgjedhore:

Shqyrtimi dhe miratimi i raportit “Analizë e votave me asistencë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 6 tetor 2019”.

·         Këshilli për çështje ligjore:

Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësimin e anëtarit të Kuvendit Komunal në Klinë, Pejë dhe Prishtinë.

3.      Të ndryshme;