75 Mall Live Search
09:50 / E Martë, 16 Qershor 2020 / indeksADMonline

Malishevë, hajnat vjedhin në një shtëpi 1 TV dhe 1 pistoletë me gaz

Një vjedhje e rëndë është raportuar në Malishevë.

Ankuesi mashkull, ka informuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e vëllait të tij, i cili gjendet për punë jashtë shtetit.

Sipas ankuesit, është vjedhur një televizor dhe një pistoletë me gaz, ndërsa për gjëra të tjera nuk dihet nëse janë vjedhur. Rasti është duke u hetuar. /Indeksonline/