75 Mall Live Search
11:20 / E Martë, 16 Qershor 2020 / indeksADMonline

Prokuroria e Pejës, sekuestron një furgon Mercedes dhe dru ahu

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se gjatë njofton opinionin se gjatë 24- orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetetetë (68) aktakuza kundër shtatëdhjeteshtatë (77) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, transmeton IndeksOnline.

Po ashtu, Prokurori i shtetit gjatë 24- orëve të fundit njofton se ka ndaluar për 48 orë dhjetë (10) persona, si dhe ka bërë pesë kërkesa për caktimin e paraburgimit të nëntë (9) personave.

 Ndërsa bëhet e ditur se Prokuroria e Pejës ka sekuestruar një furgon të markës Mercedes, ngjyrë hiri dhe masën drusore, dru zjarri të llojit ah, të pa damkuar dhe pa leje transporti prej 1.80 kibikëve, të cilat dyshohen të jenë përdorur apo përfituar përmes veprës penale.

Raporti i plotë:

Raporti 24-orësh i Prokurorit të shtetit

Prishtinë, 16 qershor  2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetetetë (68) aktakuza kundër shtatëdhjeteshtatë (77) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, Prokurori i Shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë dhjetë (10) persona, si dhe ka bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të nëntë (9) personave.

Gjithashtu, Prokurori i Shtetit ka bërë dy kërkesa për sekuestrim të përkohshëm. Një (1) kërkesë është bërë për sekuestrimin e përkohshëm, nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, kundër një (1) personi nga neni 112 paragrafi 1.2 dhe 3 të KPRK-së. Ndërkaq, një (1) kërkesë është bërë nga Prokuroria Themelore e Pejës, për sekuestrimin e një furgoni të markës Mercedes, ngjyrë e hirit dhe masës drusore, dru zjarri të llojit AHU,  të pa damkuara dhe pa leje transporti në sasi prej 1.80 m³, të cilat dyshohen të jenë përdorur apo përfituar përmes veprës penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një kërkesë për sekuestrimin e përkohshëm, kundër një (1) personi nga neni 112 paragrafi 1.2 dhe 3 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për shtatë (7) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur ka ngritur (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona për dy vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër pesë (5) personave. Kjo prokurori gjatë ditës së hënë ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e një furgoni dhe masës drusore të cilat dyshohen të jenë përdorur apo përfituar përmes veprës penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit  ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër dymbëdhjetë  (12) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar katër (4) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale, si dhe ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Dhunë në familje”. Po ashtu, kjo prokurori gjatë 24 orëve të fundit  ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat personat / 11 – 12 18 – 18 3 – 5 9 – 12 10 – 11 11 – 11 6 – 8 68 – 77
Ndalimet / 4 2 / / 4 / / 10
Paraburgimet:  kërkesat – personat / 3 – 7 / / / 2 – 2 / / 5 – 9
Bastisjet / / / / / / / / /
Sekuestrimet 1 / / 1 / / /   2
  1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Sekuestrimet e përkohshme:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një kërkesë për sekuestrimin e përkohshëm, kundër një (1) personi nga neni 112 paragrafi 1.2 dhe 3 të KPRK-së.

  • Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”, dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për pesë (5) persona, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”.

  • Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona për vepra të ndryshme penale.

Një (1) person e ka ndaluar për shkak dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.  Ndërkaq, një (1) person për shkak dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dëmtim prone” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPRK-së.

Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi” nga neni 184 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga neni 294 i KPRK-së.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme” nga neni 320 i KPRK-së.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 i KPRK-së.

  • Prokuroria Themelore Pejë:

Sekuestrimet e përkohshme:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë ditës së hënë ka bërë  kërkesë për sekuestrimin e një furgoni të markës Mercedes, ngjyrë e hirit dhe masës drusore, dru zjarri të llojit AHU,  të pa damkuara dhe pa leje transporti në sasi prej 1.80 m³, të cilat dyshohen të jenë përdorur apo përfituar përmes veprës penale.

Aktakuzat:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Vjedhje e Pyllit ”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Lëndim I Lehtë Trupor “

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat  penale “Lëndim i lehtë trupor”.

  • Prokuroria Themelore Gjilan:

Aktakuzat:

Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Kanosja’’

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Ngacmimi dhe sulm ndaj personit zyrtar

Një (1)Masë psikiatrike kundër një (1) personi për veprën penale‘’ Dhuna në familje’’

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Ngacmimi’’

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Vjedhja e pyllit’’

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulm’’.

  • Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë janë ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ”Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 të KPRK-së, një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Dhunë në familje” nga neni 248 të KPRK-së dhe një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Arratisja e personit të privuar nga liria” nga neni 397 të KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Dhunë në familje”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit  në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave.

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 paragrafi 8 lidhur me paragrafin 6 të KPRK-së.

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Deklarimet e rreme” nga neni 384 paragrafi 1 të KPRK-së.

Shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 nënparagrafin 1.4 të KPRK-së.

  • Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Aktakuzat:

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje pylli“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje“;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosje“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor“;

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Dhuna në familje“.

  • Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje pylli”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.