Këngëtari i njohur i shkruan letër të hapur MKRS-së, kërkon të punësohet në Filarmoninë e Kosovës

Këngëtari i njohur, Asim Gashi, ka shkruar një letër të hapur Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit.
Këtë letër, ai e ka publikuar në rrjetin social Facebook, përmes së cilës kërkon të dijë arsyet se pse nuk është pranuar në Filarmoninë e Kosovës, pavarësisht se ai ka tetë vjet që kërkon kontratë pune, transmeton Indeksonline.
Gashi ka thënë se ndonëse është i diplomuari i parë në Kosovës në instrumentin percussion, thotë që përpjekjet e tij kanë qenë gjithmonë të kota.
Në një status të gjatë, këngëtari ka kërkuar përgjegjësi nga Ministria…, apo drejtori i Filarmonisë, Baki Jashari.
Më poshtë statusi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Pershendetje!
Nje leter te hapur per Ministrin e Kultures Rinise dhe Sportit Nga une Asim Gashi.
Znj.ministre une sot e 8 vite kam diplomuar ne Akademine e Arteve dega muzikes ne istrumentin (percussione) tek prof.Mojca Sedeu ne Shkup,jam i diplomuari i pare ne Kosove ne kete istrument, une qe 8 vite kerkoj kontrat pune ne Filharmonin e Kosoves, si dhe ne Ministrin e Kultures Rinise dhe Sportit, gjithqka eshte e kote!
Dua ta di,kete istitucion a e ka privatizu drejtori me 4 mandate qe i ka bere, qe dmth qe 16 vjet eshte drejtor dhe ben qysh aj don,puneson aj si don apo eshte institucion qe paguhet nga taksapaguesit dhe qytetaret e Kosoves!
Une qe 8 vite kam kerkuar pune ne Filharmoni,Baki Jashari me Mbiemer te madh e me njerzim pak me thot qe Ministria i ka fajet,a ministria me thot Drejtori Baki i ka fajet kush din me me treguar dua pergjigje..!
A sot me daten 16.06.2020 une nuk bej pjes ne inqizimet e filharmonis,por ky drejtori muskuloz qe edhe besa e lufton papunsin qohet e thirr tjeter person ne keto projekte e aj tjetri person ka pagen dikun rreth 600€ edhe plus ketu qka merr prej filharmonis,a une i papunsuar,ku jeni nepotizaaaaaa breeee marreeeeee turp duhet te keni.
Une nuk do te ndalem per te drejtat e mia,po jau bej me dije e sidomos asaj klikes se hijenave ne filharmoni! Urdheroni kqyrni pak,hini punsimeve aty qka bohet qka marohet,familjarizem,ky institucion me udheheqesin qe ka eshte institucion i turpit ne krye edhe disa qe jan ne bord aty!
Per sot kaq kisha, nuk do te ndalem do ti shkoj deri ne fund kesaj pune,te frigohem se kam njet.