Lajçak thotë se ka ardhur me datë të saktë për rifillimin e dialogut

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka thënë se në Prishtinë ka ardhur me data të sakta rreth rinisjes së negociatave. Po, ai ka thënë se nuk do t’i bëjë publike meqë duhet të koordinohet me liderët e institucioneve të Kosovës.
“I kam datat, por nuk mund t’i bëjë publike tani sepse duhet të koordinohem me partnerët dhe se nuk kemi kohë për të humbur”, ka thënë Lajçak para gazetarëve.