75 Mall Live Search
17:45 / E Martë, 16 Qershor 2020 / indeksADMonline

Kim Kardashian ka një urim të veçantë, me rastin e ditëlindjes së vajzës së saj North

Vajza e parë e Kim Kardashian dhe Kanye West, North, mbush sot 7 vite.

Të gjithë e dimë se ajo është fëmija më e veçantë e familjes, e cila ka një super stil dhe na habit me shijet e saj në modë.

7 vjeçarja bëhet shpesh protagoniste në videot e së ëmës në rrjete sociale dhe ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve me tipin e saj.

Në ditën speciale të lindjes, nuk mund të mungonte një urim po aq special nga Kim-i për të voglën e saj.

Kjo e fundit, në llogarinë e saj të “Instagram” në “Instastory” krahas postimit që ka publikuar ka shkruar:

Gëzuar ditëlindjen e 7-të vajza ime e parë North! S’më besohet që je 7! Çmenduri sa shpejt ka kaluar koha! Je gjithçka dhe më shumë se ç’kam ëndërruar! Binjaku më me stil dhe kreativ! Të dua deri në planetin tënd alien dhe mbrapsht!”.