75 Mall Live Search
18:14 / E Martë, 16 Qershor 2020 / indeksADMonline

Gazetari Llukman Halili varroset në Cyrih të Zvicres

Gazetari e publicisti, Llukman Halili varroset në Cyrih të Zvicres, të martën (16 qershor).

Varrimi i tij u bë në varrezat e Friedhof Zürich – Witkon, rreth orës 14:00.

Llukmani ndërroi jetë para tri ditësh (13 qershor).

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë gruaja e tij Lumja dhe fëmijët Doresa, Daorsi dhe Arta.

Ishin të pranishëm edhe gazetarët zviceranë dhe bashkëvendasit e tij nga Tërnoci i Bujanocit.

Lluki, siç e thërisnin, mbahet në mend si gazetar i guximshëm e trim në TVP dhe Radio Zagreb. Ky ia tundi themelet Jugosllavisë. Ia nxori partallet regjimit të Slobodan Milosheviqit, në vitet e ‘90-ta, në kohën e stuhisë së madhe.

Iu dha zemër kolegëve të tij se si të mbrohet Atdheu, Kosova.

Lluki, studenti i Zagrebit, la gjurmë edhe si profesor në Universitetin e Varshavës – Poloni.

Prehu në paqe, Llukman Halili, maestro i gazetarisë ! – transmeton në fcb gazetari Agim  Muhaxheri.