Hoti pret në takim Lajçakun, jo në zyre, por në sallën ku mbahen mbledhjet e kabinetit qeveritar

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka pritur në takim Përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Për dallim nga takimet e tjera që u zhvilluan në zyre, Hoti bashkë me përfaqësues të kabinetit të tij priti Lajçakun në sallën ku zakonisht zhvillohen mbledhjet e qeverisë.

Madje në këtë kohë ishte paraparë të zhvillohej mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës, por ajo u shtye për nesër, raporton Indeksonline.
Lajçak është duke zhvilluar takimin me Hotin pas takimeve që pati me Presidentin Thaçin dhe Kryeparlamentaren Vjosa Osmani./Indeksonline/

