75 Mall Live Search
20:28 / E Martë, 16 Qershor 2020 / C E

“Diamanti në Shkretëtirë”, përurohet impianti i tretë për “Katar 2022”

Katari ka përuruar zyrtarisht “Education City Stadium”, impiantin e tretë tashmë të përfunduar për Kupën e Botës 2022.

Ky stadium, me kapacitet 40 000 vende, u përfundua në kohë, pavarësisht periudhës së vështirë që po kalon bota prej pandemisë së Koronavirus.

Stadiumi ka një pamje të jashtme mahnitëse, në formë diamanti, ndaj dhe ka marrë nofkën “Diamanti në Shkretëtirë”.

Trekëndëshat që krijojnë një efekt diamanti, ndryshojnë ngjyrën ndërsa dielli lëviz nëpër qiell.

Përveç dizajnit të tij të jashtëzakonshëm, në këtë stadium është instaluar teknologjia më e përparuar, si për shembull në sistemin ftohës të stadiumit, ndërsa pjesët tij mund të rivlerësohen pas turneut.

Pasi të përfundojë Kupa e Botës e vitit 2022, kapaciteti i këtij impianti do të përgjysmohet.

20 000 ulëse do të dhurohen për të ndihmuar në ndërtimin e stadiumeve në vendet në zhvillim.

https://www.youtube.com/watch?v=DwMKgJsS1UE&feature=emb_title