Byerni shton një yll në fanellë, KAMPION i Bundesligës për herë të 30-të

Bayern Munchen është edhe zyrtarisht është shpallur kampion i Bundesligës për sezonin 2019/20.
Ky triumf është i 30-ti në histori të klubit bavarez dhe i teti radhazi duke u bërë një skuadër e pa konkurrente në Gjermani.

Këtë sukses bayerni e arriti pas fitores ndaj Werder Bremenit me rezultat minimal 0-1.
Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Robert Lewnadowski në minutën e 43-të të ndeshjes.
Për 62 minuta luajti edhe Milot Rashica por nuk arriti të lë gjurmë, eventualisht me një gol t’ia shtyjë festën Bayernit.
Në këtë ndeshje shënoi rekord edhe Alphonso Davies duke arritur shpejtësinë prej 36.51 km/h.
Bayerni siguron kreun e tabelës me 76 pikë, 10 më shumë se Dortmundi.
Nurnberg është ndjekësi më i afërt i Bayernit me tituj me gjithsej nëntë derisa Dortmundi ka tetë tituj të fituar. /IndeksOnline/