75 Mall Live Search
23:56 / E Martë, 16 Qershor 2020 / C E

Barça vazhdon të fitoj, Messi vazhdon të shënoj

Barcelona ka mposhtur Leganesin me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së 29-të të La Ligas.

Me një mbrojtje mirë të organizuar të mysafirëve, katalonasit e kishin të vështirë deportimin brenda zonës, shkruan Indeksonline.

Golin e parë Barca e arriti në minutën e 43-të të ndeshjes me anë të Ansu fatit i cili shënoi nga hyrja e zonës së rreptësisë.

Rezultatin e dyfishoi Lionel Messi në minutën e 69-të me një gol të realizuar nga penalltia.

Me këtë fitore, Barca është në vendin e parë me 64 pikë, pesë më shumë se Reali që është në vendin e dytë por me një ndeshje më pak të zhvilluar. /IndeksOnline/