75 Mall Live Search
07:41 / E Mërkurë, 17 Qershor 2020 / indeksADMonline

Zemaj me një video u drejtohet qytetarëve: Ka këtë mesazh për ju!

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një videoje u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të përdorin manualin për mbrojtjen kundër përhapjes së koronavirusit.


Ai ka thënë se njerëzit nuk mund të kthehen prapa e as të ndalen në gjysmë të rrugës në luftën kundër koronavirusit.


Andaj, Zemaj bën thirrje që të respektohen të gjitha udhëzimet e manualit, duke përdorur maska, mabjtur distancën e higjienën.


“Të dashur qytetarë, beteja jonë e përbashkët me koronavirusin do të vazhdoj edhe më tej. Puna e institucioneve, durimi dhe angazhimi juaj ka shpëtuar shumë jetë por nuk mund të ndalemi tani në gjysmë të rrugës e as të kthehemi prapa. Ju keni nevojë për punë, mirëqenie e shëndet të plotë ndërsa është detyrë e jona që t’ua mundësojmë këtë.


Për këtë qëllim ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK kanë përgatiru manualin për mbrojtjen ndaj përhapjes së Covid-19. Të gjitha institucionet, qytetarët obligohen ta zbatojnë atë.


Andaj ju lutem të përdorni manualin, të bartni maska dhe të ruani distancën e higjienën kolektive, shëndeti është obligim i yni i përbashkët”, tha ai./IndeksOnline/