75 Mall Live Search
10:06 / E Mërkurë, 17 Qershor 2020 / indeksADMonline

Arrestohet kryetari i Budvës, Marko Careviq dhe disa zyrtarë komunalë

Kryetari i Budvës, Marko Careviq dhe kryetari i Asamblesë Komunale (MA) i Budvës, Krsto Radoviq, janë arrestuar sot në mëngjes para ndërtesës komunale, raportojnë mediat malazeze.

U arrestuan gjithashtu menaxheri i Komunës së Budvës, Milo Boçoviq, sekretari për investime, Mladen Mikijel, Nikolla Jovanoviq, kreu i kabinetit të Careviq, si edhe Djordje Vujoviq dhe këshilltari i Careviq.

Po ashtu u arrestuan edhe djali dhe vëllai i Marko Careviqit.

Më parë, një kordon policie u përpoq të prezantonte inspektimin administrativ në ndërtesën e Komunës së Budvës. Ata u ndaluan para hyrjes në komunë nga Careviqi dhe Radoviqi.

Policia përdori mjete të forta, derisa dritaret në ndërtesën e Bashkisë u thyen.

Zyrtarët komunalë dhe qytetarët u mblodhën herët në mëngjes në ambientet e Komunës së Budvës, pasi dhjetëra furgonë plot me policë arritën në Budvë këtë mëngjes.