75 Mall Live Search
09:50 / E Mërkurë, 17 Qershor 2020 / indeksADMonline

Policia gjobit personin, që lëshoi gazra, u mbeti hatri që s’bashkëpunoi dhe provokoi!

 Një burrë në Vjenë është dënuar me 500 euro gjobë (565 dollarë) pasi para policisë ka lëshuar gazra.

Gazeta “Oesterreich” raportoi se gjoba buronte nga një incident më 5 qershor dhe se kryesi u gjobit për “ofendim të dinjitetit publik”, transmeton Indeksonline.

Sipas policëve, personi që është gjobitur kishte vepruar në mënyrë provokative dhe jo bashkëpunuese gjatë një takimi me oficerët, që i paraprinë incidentit.

Ai u ngrit nga një stol i parkut, shikoi oficerët dhe “lëshoi ​​një erë të fortë nga zorrët siç duket me qëllim të plotë”, thanë ata.

Policia vuri në dukje se vendimi mund të apelohej./Indeksonline/