75 Mall Live Search
10:53 / E Mërkurë, 17 Qershor 2020 / indeksADMonline

Vetëvendosje refuzon ftesën e Hotit për takim

Kryeministri Avdullah Hoti, në mëngjesin e sotëm ka bërë të ditur se u ka dërguar ftesë të gjithë liderëve politik në vend, për një takim mes tyre, para nisjes për në Washington.

Partia që ka refuzuar këtë ftesë është ajo e Albin Kuritit.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i kësaj partie, Arlind Manxhuka, i cili ka thënë se kjo qeveri është e paligjshme dhe s’ka kredibilitet, andaj dhe nuk do të pranojnë ftesën e cila ende nuk është nisur në adresë të tyre.

“Kjo qeveri është e paligjshme. S’ka as kredibilitet e as legjitimitet. E, ftesa e saj për takimin e sotëm as nuk ka ardhur e as nuk ka pasur nevojë ta nisin”, ka shkruar Manxhuka në Facebook.