Ndërron jetë artisti i njohur, në moshën 28- vjeçare

Ka vdekur artisti i njohur, Yohan.
Këngëtari nga Korea e Jugut, emri i vërtetë i të cilit është Kim Jeong-hwan , i cili ishte anëtar i grupit të djemve TST (i njohur dikur si Top Secret ), vdiq në moshën 28 vjeçe, konfirmuan të mërkurën gazetat koreane.

Shkaku i vdekjes së tij nuk është zbuluar ende. Trupi i tij po mbahet në Spitalin Severance në qytetin Sinchon dhe ai do të transferohet në një varrezë në Yongin më 18 qershor.

Yohani fillimisht debutoi më 2015 si pjesë e grupit NOM, pastaj u bashkua me TST (Top Secret) në 2017. Grupi publikoi albumin e katërt “Countdown” në janar të këtij viti./Indeksonline/