75 Mall Live Search
14:10 / E Mërkurë, 17 Qershor 2020 / indeksADMonline

Dhjetë raste të reja me koronavirusin, në futbollin anglez

10 raste të reja me koronavirusin janë paraqitur në futbollin anglez.

“Championship”-i, që është një nivel më i ulët se Premier Liga, ka konfirmuar 8 raste të reja pas 2231 testeve të bëra te lojtarët dhe stafet e skuadrave, transmeton Indeksonline.

Pastaj në “League One”, pas 254 testeve të bëra, 2 persona kanë rezultuar pozitivë. Kurse në “League Two” fatmirësisht asnjë rast me koronavirusin.

Personat që kanë rezultuar pozitiv duhet të vetizolohen dhe nuk do të mund ta ndihmojnë ekipin e tyre deri sa të rezultojnë negativë./Indeksonline/