Mbrojtësi, që po kërkohet nga Besiktasi, pranon ta përfaqësojë Kosovën

Mbrojtësi kosovar, David Domgjoni pritet të jetë prurja më e re në Kombëtaren e Kosovës.
Sipas mediumit turk Bursacom, Domgjoni ka pranuar ta veshë fanellën e kombëtares së Kosovës, transmeton Indeksonline.
23-vjeçari që luan për ekipin e Menemesporin ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij.
Ai është 1.90 i gjatë dhe ka hyrë në radarin e ekipeve të Superligës turke.
Sipas mediave në Turqi, skuadra e Besiktasit është në kërkim të tij./Indeksonline/