Zyrtare: Kjo është data përfundimtare se kur do të rifilloj Liga e Kampionëve

UEFA sot ka vendosur që Liga e Kampionëve të rifilloj me datën 7 gusht.
Ndeshjet e mbetura të 1/16 të finales do të luhen ashtu siç ishin planifikuar pa ndërruar lokacion, transmeton Indeksonline.
Pasi të përfundoj kjo fazë, nga 12 gusht të gjitha fazat e mbetura do të luhen në qytetin portugez, Lisbonë.
Nuk do të ketë ndeshje kthyese në çerek-finale dhe gjysmë-finale. Finalja do të luhet me 23 gusht./Indeksonline/