75 Mall Live Search
17:12 / E Mërkurë, 17 Qershor 2020 / indeksADMonline

Hoti: S’kam mandat për të diskutuar për shkëmbime territoresh, për dialogun zgjatëm dorën edhe tek opozita

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka deklaruar se ka mandat për të dialoguar për marrëveshje për njohje reciproke me Serbinë dhe se s’ka mandat për të diskutuar për shkëmbim territoresh.

Duke folur për takimin e nesërm me liderët e partive, Hoti theksoi se kanë zgjatur dorën tek opozita dhe kanë kërkuar t’i dëgjojnë lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

“Kemi zgjatur dorën tek opozita, kemi kërkuar të na dëgjojnë nesër kam takim edhe me ambasadorët e 27 vendeve të BE-së.Kemi pasur diskutim përmbajtjesore me Shoqërinë Civile dhe them me kënaqësi që pozicioni që kemi formësuar si qeveri për çështjet e dialogut po pritet jashtëzakonisht mirë dhe duket se është krijuar konsensusi shoqërorë për ketë. Na duhet edhe konsensus shtetërore që nënkupton përfshirje të opozitës në këtë proces në bazë të mekanizmave kushtetues. Nesër në ora 11:00 kam takim me liderët e partive politike për ti informuar edhe një herë formalisht edhe për ftesën që kemi për në Washingtoni me datën 27 qershor” , tha Hoti, raporton Indeksonline.

Hoti njëashtu deklaroi se nuk ka mandat për hapjen e temave që bien ndesh me Kushtetutën dhe qëndrimin politik që kanë pasur vazhdimisht.

“Ne shkojmë në këtë takim me qëndrim të qartë të Kosovës për të filluar dialogun për njohje reciproke, s’është për normalizim të marrëdhënieve ajo do të jetë derivat, janë arritur suksese të caktuara ka pas ngecje tani jemi në pikën ku duhet të dakordohemi për çështjet e hapura në mes dy vendeve tona. Ne kemi platformën tonë për dialog, kam mandat kushtetues për të dialogu në emër të shtetit të Kosovës për të arritur marrëveshje për njohje reciproke, s’kam mandat për të diskutu për shkëmbime territoriale, apo për struktura të ndryshme që bien ndesh me karakterin e shteti të Kosovës.Besoj se kemi vendosur kornizë brenda së cilit duhet të zhvillohet dialogu, unë tjetër mandat nuk kam, nuk shkoj atje për të hapur tema që bien ndesh me Kushtetutën dhe qëndrimin tonë që kemi pasur vazhdimisht”, tha ai./Indeksonline/