75 Mall Live Search
18:26 / E Mërkurë, 17 Qershor 2020 / indeksADMonline

Pezullohet nga puna drejtori i MPJ-së

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj ka marrë vendim që ta pezullojë nga puna drejtorin e përgjithshëm të MPJ-së, Albert Prenkaj.

Ai dyshohet për 2 shkelje. E para është shkelja e detyrës, konkretisht deklarata ndaj Edi Ramës për Teatrin Kombëtar. Për këtë kishte raportuar Indeksonline.

Pika e dytë, ushtrim i presioni psikik të personit brenda institucionit.

Më poshtë, Indeksonline ua sjellë vendimin e plotë të nënshkruar nga kryediplomatja Haradinaj./Indeksonline/