75 Mall Live Search
23:03 / E Mërkurë, 17 Qershor 2020 / indeksADMonline

Numër i madh i të infektuarve me COVID-19, Inspektorati i MTI-së kryen aksione nëpër lokalet e Prishtinës

Inspektime të shumta janë kryer sonte në komunën e Prishtinës, saktësisht në lokale të ndryshme.

Kryeinspektori i MTI-së, Lulzim Syla, bashkë me inspektoratin kanë kryer këto inspektime me qëllim që të kontrollohet respektimi i rregullave të Institutit Kombëtarë Shëndetësorë Publik të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë për t’u mbrojtur nga virusi COVID-19.

Tutje u tha se bizneset janë këshilluar se si duhet të ushtrojnë veprimtarinë e tyre pa i rrezikuar konsumatorët dhe stafin, duke vendosur maskat dhe që të mbajnë distancën e paraparë.

Kryeinspektori Syla gjithashtu tha se inspektimet do të jenë të vazhdueshme edhe në ditët e ardhshme, duke koordinuar veprimet me institucionet e Kosovës.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës u theksua nevoja e inspektimit sa më të shpeshtë të lokaleve të shumta, në mënyrë që të respektohen masat e ndërmarra për COVID-19 pasi ditëve të fundit pati numër të madh të të infektuarve anembanë vendit./Indeksonline/