75 Mall Live Search
08:51 / E Enjte, 18 Qershor 2020 / indeksADMonline

“Rikhehet” në muzikë, Ferkiu i TNT-së interpreton hitin e vjetër “Kujtimet”

Shumë vjet më parë, grupi TNT me në krye solistin Ferki Shala, me këngët e tij fitoi simpatinë e shumë fansave.

Madje këngët e tij edhe pas shumë vjetësh, vazhdojnë të mbesin hite të pashlyeshme në mendjen e publikut, shkruan Indeksonline.

Ka shumë vjet që ai ka hequr dorë nga muzika që bënte, duke u orientuar në religjion e duke kënduar ilahi.

Së fundmi ai është shfaqur së bashku me Bekim Hallaqin, duke e shoqëruar në këngën e bukur “Kujtimet”, e duke rikthyer edhe njëherë këtë këngë me ngjyrën e veçantë të zërit të tij. /IndeksOnline/