Toni kritikon ashpër Sarrin: Me lojën e tij Ronaldo po duket lojtar normal

Juventusi mbrëmë u mposht në finale të Kupës së Italisë nga Napoli pas ekzekutimit të penalltive.
Ndeshja e rregullt përfundoi pa gola, derisa Juve bëri një lojë aspak të mirë, shkruan Indeksonline.
Ish-sulmuesi italian, Lica Toni, ka kritikuar ashpër ndeshjen e zhvilluar nga Sarri.
”Maurizio Sarri ka probleme serioze në Juventus. Një lojë kaq e keqe dhe e ngadalshme e bën Cristiano Ronaldon të duket futbollist normal”, ka thënë Toni.
Juventusi mban primatin në Serien A, derisa Lazio është vetëm një pikë mbrapa. /IndeksOnline/