Ilir Meta kundër Edi Ramës edhe në futboll, i gëzohet fitores së Napolit ndaj Juventusit

Napoli triumfoi ndaj Juventusit pas penalltive në ndeshjen finale të Kupës së Italisë.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i është gëzuar këtij triumfi, duke veçuar mbrojtësin shqiptar, Elseid Hysaj.
“I lumtur për suksesin e Elseid Hysajt dhe ekipit të tij. Pastë këmbën e mbarë dhe për Kombëtaren tonë!”, ka shkruar Meta.
Presidenti i Shqipërisë nuk është shumë i dhënë pas futbollit, ndryshe nga kryeministri Rama që është tifoz i zjarrtë i Juventusit. /IndeksOnline/