Zyrtare: Chelsea transferon Timo Wernerin!

Timo Werneri edhe zyrtarisht është lojtar i Chelseas.
Ylli gjerman dhe skuadra e Premierligës kanë arritur marrëveshjen derisa lojtari, do të bashkohet me klubin pas përfundimit të sezonit.
Ai, aktualisht është duke shijuar sezonin më fitimprurës të karrierës së tij, pasi ka shënuar 32 gola dhe ka regjistruar 13 asistime në 43 paraqitje në të gjitha garat.
Gjermani është blerja e dytë e madhe e bluve këtë sezon pasi më parë kishte siguruar kartonin e futbollistit të Ajaxit, Hakim Ziyech. /IndeksOnline/
Blues fans, @TimoWerner has a message for you!
— Chelsea FC (at ?) (@ChelseaFC) June 18, 2020
(Thanks for the video, @RBLeipzig_EN! ?) pic.twitter.com/DzbmbF83wq